“Të gjithë të ndjekin turmën”, tensione të forta te AKSHI, Flamur Noka përplaset me efektivët

Tensione të forta janë regjistruar në rrugën pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke sjellë përplasje të forta me forcat e rendit.

Në vijën e parë të incidentit ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili ka tentuar të thyejë kordonin e efektivëve, duke u përfshirë në përplasje fizike me ta.

Menjëherë pas përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Fillimisht, reagimi i forcave të rendit u duk i papritur, pasi nuk u evidentua përdorimi i mjeteve të dhunshme nga protestuesit në ato momente, por tensionet u rritën pas përplasjes së Nokës dhe demokratëve me efektivët.

Pas këtyre incidenteve, një prej organizatorëve të protestës u bëri thirrje me megafon pjesëmarrësve që të “ndjekin turmën”, duke orientuar vijimin e marshimit në rrugët e kryeqytetit.


Shtuar 22.03.2026 20:12