Të gjithë kemi pasur një palë sandale të tilla kur ishim fëmijë, tani Gucci i shet për 500 dollarë (FOTO LAJM)

I mbani mend këto sandale? Në të kaluarën, të gjithë fëmijët mbanin sandale plastike me ngjyra të ndryshme ndërsa sot janë rikthyer sërish në modë. Ato prodhoheshin në masë dhe shiteshin lirë mirëpo, sot marka luksoze “Gucci” i shet për 490 euro.

Askush nuk e priste që shtëpia e famshme italiane e modës “Gucci” të lanconte këto sandale të njohura për të gjithë ne në linjën më të fundit të këpucëve për pranverë/verë 2022. Atëherë ishte e vështirë të imagjinoje një fëmijë pa pasur një palë sandale plastike të tilla.

Shtuar 31.05.2022 10:33