Të gjithë efektivët në testim për drogë, Gledis Nano bën paralajmërimin e fortë: Do të ketë shkarkime!

Kreu I Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme ku ka paralajmëruar largimin e të gjithë punonjësve të policisë të cilët kanë rezultuar përdorues droge pas testimit.

Po ashtu do të kryhet testi dhe në datën 20 dhjetor për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Kujtojmë se rreth Afro 200 punonjës të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë, nga firmosja e urdhri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në nëntor të këtij viti.

Të parët që i janë nënshtruar kanë qenë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Testi i drogës bëhet për të provuar nëse efektivi i Policisë, ka konsumuar ose jo lëndë narkotike të llojit kanabis apo kokainë në muajt e fundit.

Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike parashikohet edhe në Kodin Rrugor, por deri tani kontrollet kryhen vetëm kur ka raste të dyshimta për përdorim. /albeu.com/

 


Shtuar 5.12.2021 12:10