Të dehur në timon dhe pa leje qarkullimi, 4 të arrestuar në Durrës

Policia ka arrestuar 4 shtetas në Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: G. B., D. S. dhe B. U., banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi; A. B., banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 15:52