Wilshire: Dua të luaj ende, nuk dua të bëhem trajner që tani (VIDEO)

Edhe pse Jack Wilshere është ende pa ekip, po stërvitet me Arsenalin duke pritur që një klub të trokasë në derën e tij, pasi mesfushori anglez nuk ka ndërmend të heq dorë nga futbolli aktiv. Duke folur për Sky Sports , Wilshere ka deklaruar se ai ende dëshiron të luajë: “Unë nuk dua të jem ende trajner, ndoshta në të ardhmen .

Tani për tani unë jam duke bërë kurset e mia të stërvitjes dhe po ndihmoj të trajnoj disa  djem në akademi. Është diçka që më pëlqen dhe do të mendoj në të ardhmen, por tani për tani ende dua të luaj “.

Gjithashtu, ish -futbollisti i Gunners ka deklaruar : “Unë ende mund të jap shumë dhe kjo është arsyeja pse nuk dua të ndaloj së luajturi tani dhe të bëhem trajner tani. Unë do të jem këtu në Arsenal deri në janar . Tani për tani nuk ka asnjë lajm të klubet e interesuara, por shpresoj se deri atëherë diçka do të dalë “./albeu.com/


Shtuar 14.10.2021 15:51