“Të bjeri lekët, pastaj nxjerrim plaçkën”, zbardhen përgjimet mes trafikantëve gjatë shkëmbimit të “mallit”

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni antirogë që çoi pas hekurave 20 persona. Nga dosja hetimore e SPAK janë zbardhur disa përgjime mes grupit të trafiku të lëndëve narkotike, të cilët flasin mes tyre gjatë shkëmbimit të drogës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen, ku jepen përgjimet. Më poshtë do të lexoni një bisedë të kryer më datë 7 maj të vitit 2021 mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër shtetas, të paidentifikuar, ndërsa bëjnë shkëmbimin e drogës.

PËRGJIMI

(A) Dil këtej përpara, mos e hap derën!

(B) Ta hap ne çike xhamin?

(A) Hape derën

(B) Ke porosi? Ta hap 1 çikë xhamin….

(A) Hape mo derën!

(C) Mgjes, ti e ke atë porosinë?

(B): Ke porosi?

(C) Një porosi orë! Erdhe dje në darke ?

(B) Po

(C) Jemi ne rregull? Po si të zuri gjumi e lamë në 5 e 40!

(B): Sa është ora?

(C): Pese e 46! Kam shtate minuta, tetë minuta që po pres!! Për sa jeni gati?

(B): Për sa jemi gati?

(A) Shko pi një kafe atje…

(C) Qe mos të rri këtu prandaj po them!!

(B) Jo, Jo mos rri këtu!

(C): Për sa Jeni gati? Mos u vono shumë!

(A): Dhjetë minuta

(B): Dhjetë minuta…

(C): Dhjetë minuta ok. Te të sjell lekët që tani?

(B): Po silli

(C): Ok!

(B): Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.

(A): Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!

(B): (Nuk kuptohet nga zhurma)

(A): Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!

(B): Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?

(A): Po punoj or punoj…ai shoku!

(C): Ke 40

(B): Saaa?

(C): 40

(B):Ej, hajde për nja dhjetë minuta….

(C): Ka gjetonin përpara thjesht ta sjell këtu

(B): E mire.

(A): Hape pakon, sa janë ato?

(B): S’ka aty, janë të tëra.


Shtuar 28.06.2023 19:32