Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të pranishëm Olta Sheta, Klejvis Saliaj dhe Enida Përlala, të cilët biseduan rreth ndereve dhe favoreve që në të përditshmen gjithsecili bën apo vendoset në kushtet për t’i bërë.
Klejvisi ndau eksperiencën e tij, i cili ishte gjendur në presionin e kërkimit të ndereve nga fisi por dhe më gjerë, kur u bë drejtor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
“Unë jam hasur me diskutimin e parë kur mora postin, në fillim në Teatrin e Operas, që ata të kanë bërë nder. Njerëzit thonin që ty të ka bërë drejtoresha, Zana Çela, një nder shumë të madh. Unë e them publikisht se rrogat tani edhe kanë dalë, nëse quhet nder puna 24 orë pa ndalesë me një vlerë minimale të paguarit atëherë hajde e vendosim ça është nderi. Pasi u pozicionova, telefoni nuk pushonte nga fisi im i pari, që tashti ky u bë drejtor dhe ka gjithë botën në dorë dhe hajde tani të bëjmë ndere, ndërkohë që sot jam njeriu më i urryer në fis”.
Ermali e pyet Olta Shetën nëse i kishte ndodhur të gjendej në situata të sikletshme ku partneri mund t’i përmend një nder apo anasjelltas.
“Një nder të një personi, degjo një 500 e do vëllai sepse të bëra punë të madhe. Është një kërkim drejtëpërdrejt dhe më është dukur pak absurde, nëse dua ta jap vetë, mos ma kërko se ti e prish atë nder që bën. Nga të dy partnerët është tronditje në qoftëse t’i përmendin ato ça kanë bërë, nuk kanë më vlerë. Nëse ti përmend që të kam blerë një makinë shumë të bukur, më mirë merre atë ose po ia vej unë flakën dhe mos e kem fare”.
Psikologia Enida Perlala nënvizoi se ka pasur raste ne punen e saj, ku ka evidentuar se edhe brenda familjes ka përplasje në çift dhe për gjënë më të vogël thonë “mi jep çelësat e makinës”.