Të bekuar me një vajzë, Elia Zaharia dhe Princ Leka sot festojnë ditën e shënuar (FOTO LAJM)

5 vite më parë u mbajt dasma e dytë mbretërore në Shqipëri, ajo e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve, Leka II, me aktoren Elia Zaharia, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar më 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.
Dasma e tyre patjetër që mori gjithë vëmendjen e mediave atë kohë dhe sot pas 5 vitesh, Elia Zaharia e ka kujtuar me disa momente të veçanta dhe me një deikim special për bashkëshortin e saj.

“Sot pesë vite më parë. Koha ka fluturuar me ty @princleka Faleminderit për dashurinë dhe përkujdesjet e pakursyera, si në ditën e parë! Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme, më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar! Faleminderit Zot që na bekove me vogëlushen tonë, duke na e përmbushur jetën me një dashuri të pakrahasueshme”, shkruan Elia.

Kujtojmë se rreth një viti më parë Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë dhe u bekuan me një vajzë të cilën e quajnë Geraldina./albeu.com/


Shtuar 8.10.2021 11:14