“Tapë” në timon, përplasen dy makina në Gjirokastër, në pranga shoferi i dehur

Ka rënë në prangat e policisë, shoferi 52-vjeçar që shkaktoi një aksident rrugor në Gjirokastër.

Uniformat blu bëjnë me dije se 52-vjeçari ishte i dehur, e për rrjedhojë humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një makinë tjetër. Nga aksidenti mbetën të lënduar shoferja e makinës dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. L., 28 vjeçe.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 13:16