Takimi Von der Leyen, Rama: E kemi ndjerë KE më afër me Presidenten, jemi informuar për situatën financiare në kushtet e luftës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e KE, Van der Leyen kanë dalë në një konferencë për mediat.

Rama gjatë fjalës së tij falenderoi presidentin duke thënë se Shqipëria e ka ndjerë më afër KE nën drejtimin e saj.

Rama:

“Ne e kemi ndjerë KE me afër se asnjëherë me parë nën drejtimin tuaj. Jemi te vetëdijshëm qw fal jush personalisht  kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe se cdo ta kishim normalisht pas tërmetit, ashtu sikurdër jemi shumë të vetëdijshëm që dhe ne këtë situatë kaq të vështirë, përsëri falë qasjes së KE ndaj Ballkanit Perëndimor, përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që unë dua ta falënderoj shumë presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re.  Projekti ka nisur shumë më vonë se parashikimi, por jemi në kushtet ku mund të themi se në 2024 do të kemi aksin rrugor, Tiranë- Durrës, Rinas – Tiranë.

Presidentja nuk ka informuar për situatën financiare në këto kushte kur lufta bombat i ka në Ukrainë, por pasajot i ka në të gjitë europën, në çmimet e energjisë dhe inflaiconit. Unë e informave presidenten për qasjen tonë, për të vazhduar për të mbështetur familjet dhe biznesin e vogël për të mos prekur çmimin e energjisë.Kemi folur pak edhe për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, kur në 6 dhjetor në Tiranë do të kemi Samitin e KE.

Tiranë u bë skena e një finaleje europiane në futboll dhe tani bëhet skena e një ngjarje politike europiane. Janë dy ngjarje, të cilat deri në dy vite me parë askush nuk mund t’i mendonte.”/albeu.com

 


Shtuar 27.10.2022 16:50