Ben Blushi ka rrëfyer një bisedë me një vajzë që studionte në shkollën e Medresesë.
Në shkrimin e tij, shohim se bëhet fjalë për “një bisedë me Johnny Depp”.
Shkrimi i Blushit:
Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.
Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset
Duhet të zgjedh njërën prej tyre?
Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave
Po zgjedh këtë blunë, thashë unë
Don’t stress, do your best, forget the rest
Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat
Çfarë po bëni këtu, i pyeta
Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre
Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit
Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori
E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë
Nxënësit kanë shije, tha profesori
Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë
Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori
Ja dhe këngëtarja Adele,tha profesori
I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë
Unë jam Jonny Depp, tha një vajzë
Melisa është nxënëse shumë e mirë, tha profesori
Jo të gjithë nxënëset e Medresesë mbulohen, është thjesht një paragjykim, tha profesori
Po e ndjek gjyqin që Johnny ka me ish gruan?
Po edhe Ambër është e mirë, tha Melisa.
Po ti beson se Johnny ka abuzuar me Ambër?
Jo, tha Melisa, nuk ka abuzuar Johnny.
Atëherë do e fitoni gjyqin, thashë unë.
Do e fitojmë patjetër, tha Melisa.