Prioritetet e Qeverisë së re mbesin eurointegrimet, si dhe ndërmarrja e masave përkatëse për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe energjetike, të cilat janë problem global, i tha kryeministri Dimitar Kovaçevski euroambasadorit Dejvid Gir në takimin e sotëm në Qeveri dhe i shprehu falënderim për mbështetjen dhe mundësinë që t’i njoftojë përfaqësuesit e institucioneve të BE-së me procesin e reformave në vendin tonë veçanërisht duke e potencuar ripërtëritjen e dialogut me Bullgarinë fqinje.
Euroambasadori Gir, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ka përgëzuar kryeministrin Kovaçevski me rastin e funksionit të ri, duke shprehur vlerësim pozitiv për hapat aktualë të ndërmarra nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Në takim është thënë se vazhdojnë reformat dhe dinamizmi i tyre veçanërisht në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe krijimin e një administrate moderne dhe efikase, si dhe politikat e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane./zhurnal