Surpriza! Asamblenë e PS nuk e hap Rama por Fatos Nano: Përshëndetje Edi! (VIDEO)

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një mesazh të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili i uroi fitoren të majtëve për mandatin e tretë dhe u shpreh se kjo forcë politike me solidaritet ka arritur të formësojë lidershipe të reja.

Fatos Nano: Të dashur bashkëmoshatarë! Kështu ju quaja vitete e para apo jo, në vitet kur së bashku e bëmë PD forcë të parë në Shqipëri. Europiane dhe fituese. Sot jemi të gjithë 30-vjeçarë. Kemi ditrur dhe mundur që të ruajmë trsadiata më të mira duek u përballulr me zhvilluar dhe duke ecuar me sfidat e kohës.

Prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Me solidaritet ne ditëm dhe mundëm të formojmë lidershpie të reja. Përshëndetje Edi! Ta kalojmë stafetën nga etrit tek bijtë duke mbajtur në pararojë të shoqërisë një forcë shumëbrezash që po europianizon Shqipërinë.

Natyrshëm jemi infektuar edhe ne nga sëmundjet. Natyrshëm jemi infektuar edhe ne nga sëmundjet të trazicionit por kemi ditur t’i përballojmë më mirë se kushdo tjetër. Sprova e vitalitetit kur jo të gjithë ndryshojnë për mirë është fitorja e mandatit. Frymëmarrje përtëritëse. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për kërë arritje të jashtëzakonshme.

Dhe ju uroj të gjithëve suksese të reja. Dhe të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE. Ky është misioni ybë me kohën dhe veten. Askush nuk e përmbush dot këtë mision. Unë kam besim të plotë se me Edi Ramën dhe me bekimin e Zotit do ta përembushni këtë mision. E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardhë. Rrofshi dhe qëllofsh gjithnjë në shenjë. Gëzuar. /albeu.com/

Shtuar 12.06.2021 18:25