EURO 2020/ Mbyllen dy ndeshjet e para, kjo është renditja e Grupit A

“Azzurët” e kryesojnë tabelën pas fitores kundër Turqisë.

Sot është kompletuar raundi i parë i ndeshjeve të Grupit A për Kampionatin Evropian Euro 2020, ku tani është e gatshme renditja tabelare e kombëtareve.

Mbrëmë, Italia me një paraqitje jashtëzakonisht mbresëlënëse e mposhti Kombëtaren e Turqisë me rezultat 3:0, kështu duke arkëtuar tre pikët e plota, kurse sot, në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Uellsi dhe Zvicra barazuan me rezultat 1:1, duke ndarë pikët e barabarta në stadiumin “Baku Olympic”.

Renditjen tabelare pas xhiros së parë në Grupin A e gjeni më poshtë.

  1. Italia – 3 pikë
  2. Zvicra – 1 pikë
  3. Uellsi – 1 pikë
  4. Turqia – 0 pikë


Shtuar 12.06.2021 18:18