Superliga Europiane, tifozët “braktisin” Liverpool: E keni mendjen vetëm te paratë, nuk ju mbështesim më (FOTO LAJM)

Liverpool është një nga 12 klubet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në European Super League, versioni i ri i Champions League që u krijua mbrëmjen e kaluar.

Kampionët e Anglisë kanë një ndër tifozeritë më të zjarrta në botë. Ndryshe nga drejtuesit e klubit të zemrës, këta të fundit janë kundër këtij kompeticioni dhe kanë ngritur zërin.

“Spion Kop 1906”, grupimi i famshëm i tifozëve të “The Reds”, të cilët qëndrojnë në një nga tribunat pas porte të mitikut “Anfield”, nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e klubit të tyre.

“Ne, së bashku me grupimet e tjera, do t’i heqim flamujt nga The Kop. E ndjejmë që nuk mund të japim më mbështetjen tonë për një klub që vendos lakminë financiare mbi integritetin e lojës“, lexohet në postimin e tyre.

Ndërkohë, pjesëtarë të këtij grupimi kanë nisur aksionin në qytetin e “The Beatles”. Inati i tyre ka prekur kulmin, teksa në një nga pankartat lexohet: turp të keni, u prehsh në paqe Liverpool 1892-2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport ?? ?? ?? (@sportalbeu)


Shtuar 19.04.2021 17:14