Yuri Kim takohet me Ardi Veliun, për çfarë u diskutua?

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar sot me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

Në një postim në Twitter, Kim u shpreh se Vreliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkroi Kim.


Shtuar 19.04.2021 17:18