Presidenti i përkohshëm i Malit, Assimi Goita ka qenë në shënjestër të një sulmi me thikë gjatë lutjeve të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në kryeqytetin, Bamako.
“Sulmuesi u mposht menjëherë nga siguria dhe hetimet vijojnë” tha presidenca në një postim në Twitter.
Goita u mor menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk dihet nëse është plagosur apo jo. /albeu.com