Një sulm me thikë ka ndodhur në një apartament në Vjenë-Meidling të martën rreth orës 16:20 dhe dyshohet se autori është një shqiptar.
Sipas mediave austriake, një burrë (për të cilin thuhet se është avokat shteti) me gjurmë gjaku në trup, por pa lëndime të dukshme u pa në shkallë.
Ndërkohë, një tjetër 30-vjeçar është gjetur me një plagë me thikë në shpinë para shtëpisë. Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Arma që dyshohet se u përdor për sulmin u fjet në banesë dhe nga hetimet paraprake mësohet se,30-vjeçari, zyrtar shtetëror shqiptar, ka sulmuar 30-vjeçarin tjetër.
Ai u arrestua nga policia dhe u dërgua në burg, ndërsa kanë nisur hetimet dhe i plagosuri do të merret sot në pyetje. /albeu.com