Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit rus me dronë dhe raketa mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku u godit edhe rezidenca ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.

BE në Tiranë dënon sulmin me “forcën më të madhe”, duke e cilësuar si një sulm të papërgjegjshëm. BE kujton edhe një herë brutalitetin rus në një luftë të paprovokuar dhe pajustifikuar.

Të lidhura

None found

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë.


Shtuar 24.05.2026 21:33

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişprimebahiszbahis girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş