Sulmi në veri të Kosovës, lihen në burg dy nga terroristët e arrestuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Dushan Maksimovic, Dejan Vasiq.

Dyshohet se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake.


Shtuar 26.09.2023 12:34