Sulmi me thikë në xhami, Ahmed Kalaja: Qëlloi edhe njerëzit në rrugë! (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e sotme. Një shtetas I moshës 34-vjecare ka marrë thikën, ka hyrë në xhaminë “Dine Hoxha” dhe ka therur të paktën 5 persona.

Policia bën me dije se autori është vënë në pranga ndërkohë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme…”- njofton policia e Shtetit.

Imami Ahmet Kalaja ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë ku ka zbuluar se autori jo vetëm që ka qëlluar personat brenda xhamisë por ka qëlluar dhe njerëz në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar 19.04.2021 03:04