Sulmet kiberentik, Rama: Agresion i mirëfilltë ushtarak me qëllim zhdukjen e të dhënave

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kiberentike që i janë bërë Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

Rama tha se sulmi ishte agresion ushtarak në botën e internetit dhe shtoi se qëllimi nuk është arritur.

“Ky është një shqetësim I madh, I ri, sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh port ë një shkalle të ulët për nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit. Gjitha këto sulm të regjistruar, kanë qenë sulme të pasuksesshme në përgjegjësi. Ky është një agresion i mirëfilltë ushtarak në botën e Internetit dhe gjithë sistemeve digjitale. Qëllimi i qartë; zhdukjen e të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të sistemeve. Ky është konkluzioni i ekspertëve që kanë mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët, të cilët zotërojnë njohuritë më të madhe sot, ekspertët e Microsoft e ndërtuar enkas kundër sulmeve kiberentike dhe ekspertë të SHBA. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë më të lehta krahasuar me shkallën e agresiviteti. Sistemet ja ë kthyer në punë. Vendime qeveria janë publikuar, nuk janë dokumente sekrete, ndërkohë gjithçka tjetër është përhapje paniku, dezinformin. Patjetër që kjo luftë vazhdon dhe ne jemi në kushte kur duhet të përballemi nga një anë me sulmet tjera të mundshme, dhe nga ana tjetër për të rritur domosdoshme”, tha Rama.


Shtuar 17.09.2022 11:15

Tags: