Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, reagon Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar pas zhvillimeve të fundit.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, duke nisur ushtrinë e saj drejt dy zonave që sot vet-shpallen pavarësinë e tyre.

Donetsk dhe Luhansk tashmë kanë parë pavarësinë e tyre të njihet nga Moska zyrtare, dhe Putin ka dërguar forcat ushtarake në Ukrainë, kinse me mision për ruajtjen e paqes në këto zona.

Pas këtyre ngjarjeve, ministri i jashtëm i Ukrainës, Kuleba i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ukraina ka kërkuar një takim urgjent të këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të veprimeve të paligjshme të Rusisë. Kërkesën e kemi dërguar tashmë në Këshill”, ka shkruar Kuleba në ‘Twitter’.

Fuqitë e mëdha perëndimore të gjitha kanë paralajmëruar sanksione prej më të ashprave ndaj Rusisë, pas zhvillimeve të sotme.


Shtuar 21.02.2022 23:55