Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.
Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja.
Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve.
Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Shërbimet e sigurisë kanë izoluar vendin ku ka ndodhur sulmi.
“Pas Xhumasë, kur njerëzit kanë dalë jashtë xhamisë, ka ndodhur shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kabul, Khalid Zadran.
“Të gjitha viktimat janë civilë, numri i saktë nuk dihet ende”.
Ky shpërthim është i fundit në kuadër të një serie sulmesh të tilla nëpër xhami të Afganistanit.
Për disa prej tyre përgjegjësinë e ka marrë grupit ekstremist, Shteti Islamik.REL