Stuhia e erës përplas tragetin me bankinën në Durrës

Përplaset me bankinën trageti në Durrës. Si pasojë e motit të keq një avari u shkaktua në Portin e Durrësit.

Gjatë kohës që ndodhej i ankoruar, trageti i linjës së Ankonës, ka këputur njërën nga çimat mbajtëse duke u përplasur me bankinën.

Si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale të shkaktuara në traget dhe në bankinë.

Një grup ekspertësh do të vlerësojnë dëmin, nëse trageti do te kryejë udhëtim ose jo gjatë mbrëmjes.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, nga ana e Drejtorisë së përgjithshme detare është kërkuar bashkëpunim i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 27 shkurt.


Shtuar 26.02.2023 20:32