Një shi i rrëmbyeshëm përfshiu kryeqytetin e Italisë pasditen e sotme duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Uji që vërshoi në qytet mbushi oborrin e një çerdheje dhe depërtoi brenda godinës ku ndodheshin fëmijët.
Koha kur u përmbyt çerdhja ishte orari i gjumit për 40 fëmijët, dhe më të rriturit mes tyre ishin 3 vjeç.
Fatmirësisht u bë e mundur që të gjithë fëmijët të evakuuoheshin në mënyrë të sigurt. Gjithashtu 6 mësuesit u nxorrën nga ekipi i zjarrfikseve.
Gjatë disa orëve, në njësinë zjarrfikesë kanë mbërritur 150 telefonata nga njerëzit, pasi stuhia la pas pasoja të mëdha, përfshirë përmbytjet, rrëzimin e pemëve, rrëshqitje toke etj. Fatmirësisht stuhia nuk zgjati shumë, pasi pasojat mund të kishin qenë fatale. /albeu.com/