Studentët u dëbuan nga konviktet për të futur afganët? Rama: Nuk kemi nxjerrë askënd! (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shpifje të madhe dëbimin e studentëve nga godinat e konviktëve në Tiranë për t’i përgaditur ato për shtetasit afganë që priten të vijnë në Shqipëri.

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikimi i të drejtës së dorës që para 30 vjetësh ka vulosur ngjarje më të zeza të prodhuesit shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë,”- shkruan Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama, bie ndesh me pamjet e publikuara në media gjërësisht prej disa ditësh ku shihen studentët me çanta dhe valixhe nëpër duar, duke lënë dhomat e tyre të paguara të plota.

Kanë qënë vetë studentët që kanë denoncuar dëbimin e tyre nga konviktet verore, që mbahen hapur për studentët të cilët punojnë gjatë pushimeve verore në Tiranë. /albeu.com/

 


Shtuar 19.08.2021 16:47