Stresit nuk i ndahet zemra nga Sali Berisha, nuk do t’a besoni foton kryesore që mban në celular (FOTO LAJM)

Reperi i njohur shqiptar Stresi prej muajsh nuk gjendet më në Shqipëri, dhe po jeton në Londër, aty ku pritet të zhvillojë edhë një koncert.

Pas lajmërimit të koncertit, të shumtë kanë qenë fansat në Shqipëri të cilët janë mërzitur për shkak se nuk mund të marrin pjesë.

Një prej tyre i shkruan në Instagram se do “ia vlente të merrte  kamionin” për të qënë pjesë e këtij koncerti.

Por ndërkohë që Stresi ka ndarë këtë mesazh të ndjekësit të flaktë të tij, ka zbuluar një detaj shumë interesant.

Stresi, ose Arkimed Lushaj vazhdon të jetë fans i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha pasi foton e tij e ka foton kryesore në telefon.

Rikujtojmë se babai i Stresit, Sali Lushaj është ish-truproja personale e ish-kryeministrit Berisha dhe vazhdon të jetë një ndër mbështetësit e tij më të mëdhenj duke e shoqëruar atë në cdo aktivitet.  /albeu.com/


Shtuar 28.09.2021 16:07