Spiropali-Shehut: Kërkon politikë të brendshme me viktimat, refuzojmë garën e folk-nacionalizmit

Në interpelancën e kërkuar nga opozita për gjenocidin serb, ministrja Elisa Spiropali, duke zëvendësuar kryeministrin Edi Rama,  iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat, Tritan Shehu.

Spiropali nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se maxhoranca refuzon garën e folk-nacionalizmit.

“Një herë ulen, një herë ngrihen. Në një vend si Shqipëria, ky problem kthehet në gjyle. Minamalisht ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë një ndarje të fortë, të prerë nga ai lloji që bëhet për të foliur me veten, për të dëgjuar atë jehonën. Është fakt dhe jo dëshirë dhe opinion, se Shqipëria është një faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm.

E para se po dëshmon aftësi shtetformuse. Jemi në dakordësi me të gjithë partnerët tanë. Ku më shumë se në Kosovë dhe për Kosovën, jemi marrë me politikën e jashtme. Këto janë pasojat e një turbo-politike të tallavasë, që në disa raste është naive dhe në disa raste dashakeqëse.

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë. Së paku ne e refuzojmë gazën se kush i fryn më shumë fyellit të këtij lloji nacionalizmi. Edhe në Kosovë janë të mësuar me këtë lojë. Ka një detaj që më bën përshtypje. Tema e gjenocidit shfaqet në sallën e këtij parlamenti me simetri mbresëlënëse, të përfaqësuar nga zoti Shehu“, tha ajo.


Shtuar 16.05.2024 11:47