“Unë thërras e ulërij, Shqipëri tungjatjeta, këtë përgjigje ma jep ti, pse tërbohet Ilir Meta…”
Një qytetar nga Paskuqani i ka kushtuar një poezi Shqipërisë, ku në vargje përmendet edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar një video pak më parë ku shfaqet krah një zotërie të quajtur Ramadan, që thotë edhe vargjet, ku kërkon një përgjigje se përse tërbohet Presidenti Meta.
Ndërkohë, Spiropali, pasi dëgjon poezinë ja plas së qeshurës.
“Dëgjojeni mokrarin Ramadan në Paskuqan”, shkruan krahas videos ministrja.