Presidenti Ilir Meta ka treguar çfarë ndodhi brenda selisë së “Frymës së Re Demokratike”, ku edhe u përplas me Policinë Bashkiake.
Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se kishte shkuar për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur por ishte provokuar nga një i veshur civil.
Të lidhura
None found
“Nuk ka pse të ishte inskenim politik. Nuk provokuam asnjë incident. Mua më shoqëronte Panariti, ishte rastësi se kishim lënë një takim me specialiste bujqësie në malin e Dajtit.
Ishim rreth shoqëror e miqësor. Kam parë titrat, zoti Shehu me kishte marrë disa herë. Mora zëdhënësin tim dhe i thashë mos hajde, po merru pak të bëjmë një reagim. Kur kam qenë në bulevard. Më mori zoti Shehu, i thashë ‘ore ça po ndodh’.
Po mirë i thashë po vij, isha me një makinë të thjeshtë fare. I thashë ngjitemi lart se nuk do sqaroheshim në rrugë.
Kishte përpjekje për të më penguar mua dhe kur hipim lart në ato momente një person civil, i skeduar godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua, me fjalor ordiner.
Aty e kuptova që nuk mund të duroja më se mu kujtuan banorët e Astirit, ata të Bregut të Lumit. Më kapi dhe mua ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi,”– tha Meta.
