Rama urren Grida Dumën? Meta bën deklaratën e fortë

Presidenti Meta i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama duke treguar se fushata elektorale është më e nxehtë se kurrë.

Presidenti Ilir Meta ka adresuar montazhet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë për kundërshtarët e tij politikë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta përmendi edhe foton që kreu i qeverisë kishte zgjedhur për kandidaten demokrate, Grida Duma.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se Rama e bën këtë gjë sepse urren çdo gjë të bukur që nuk ka nën kontroll.

“Deformoi portretin e Grida Dumës. E pse? Çdo gjë të bukur që nuk e ka nën kontroll e urren,”-tha Meta.

 

 


Shtuar 15.03.2021 22:09