SPAK nis hetimin për kryebashkiakun e Tropojës Rexh Byberi

Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, Gjykata e Posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.

Së bashku me Kujtim Byberin, kryebashkiaku akuzohet nga SPAK të ketë shpërdoruar detyrën , bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës dhe ku në gjetjet e të dyja prokurorive këmbëngulet se Byberi dha leje ndërtimi gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.

Por për sa kohë leja u miratua në një zonë të mbrojtur ku nuk lejohet ndërtim , SPAK konsideron se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën. Shkelja dyshohet të jetë kryer gjatë kohës kur ai mbante detyrën e kryetarit të komunës, nga e cila dha dorëheqjen në vitin 2015, shkruan tch.

Kryebashkiaku i Tropojës nuk ishte i pranishëm në gjykim por u perfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi kthimin e dosjes në Tropojë.

 


Shtuar 30.03.2021 21:03