SPAK konfiskon Ora News

Gjykata e posaçme ka konfiskuar 26 pasuri në emër të biznesmenit Ylli Ndroqi përfshi edhe televizionin Ora News dhe Channel One. Sipas gjyqtares së posaçme Etleva Deda, provohet që pasuritë e  Ndroqit janë krijuar nga aktivitete kriminale dhe duhet të kalojnë në llogari të shtetit.

Për avokatët mbrojtës, vendimi është i pa bazuar në ligj dhe hodhën dyshime se është i motivuar politikisht.

Mbrojtësit ligjore paraljamëruan se këtë vendim do e çojnë në gjykatën

Prokuroria e Posaçme, nisi hetimet në gusht të 2020 për Ndroqin referuar ligjit anti mafia.

Nga hetimet ka rezultuar se 26 pasuritë vlera e të cilave përllogaritet në rreth 3 milionë euro nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe ka dyshime që janë krijuar nga aktivitet kriminal.


Shtuar 3.11.2022 15:58