SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në 2 raste.
Prokurori i SPAK Sotir Kllapi, kërkoi dënimin me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, Dakos do t`i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.
Aktualisht, ish-zyrtari i lartë që është nën masën e arrestit në shtëpi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me zbardhen e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014. si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2023, por pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti, për shkak të kalimit të afateve.
Fatmir Ejupi, ish-topograf-falsifikim dokumentash, 3 vite gjykim i shkurtuar 2 vite
Ndërtuesi Fiqiri Farruku, falsifikim dokumentash 3 vite gjykim i shkurtuar 2 vite burg, pezullohet burgu – vendoset 4 vite shërbim prove
Adrian Bullu, falsifikim dokumentash, 3 vite gjykim i shkurturar, 2 vite – pezullohet burgu vendoset në shërbim prove.