Alvaro Arbeloa është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Fulhamit. Tekniku spanjoll ka firmosur me klubin londinez një marrëveshje që e mban në detyrë deri në verën e vitit 2029.
Në moshën 43-vjeçare, Arbeloa merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Marco Silvas, kontrata e të cilit me klubin anglez përfundoi në fund të sezonit të kaluar.
Të lidhura
None found
Sezonin e shkuar, Fulhami e mbylli kampionatin në vendin e 11-të në Ligën Premier, nën drejtimin e Silvas.
Emërimi i Arbeloas vjen në kuadër të një serie lëvizjesh të ndërlidhura mes pankinave. Marco Silva ka kaluar te Benfica, ku ka zëvendësuar Jose Mourinhon, ndërsa ky i fundit është kthyer te Real Madridi për të marrë vendin e vetë Arbeloas.
Arbeloa mori drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit në janar të vitit 2026, pasi Xabi Alonso u shkarkua. Më herët, ai kishte zhvilluar karrierën e tij si trajner në akademinë e klubit madrilen dhe drejtonte Real Madrid Castillan.
Në periudhën e tij në krye të ekipit të parë të Real Madridit, Arbeloa e çoi skuadrën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e përfundoi sezonin në vendin e dytë në La Liga dhe u ndal në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.
