SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal, lëshohen 5 urdhër-arreste

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vënë në lëvizje për goditjen e një rrjeti të dyshuar për kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në kuadër të hetimeve janë lëshuar pesë urdhër-arreste ndaj personave, që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë veprimtari të paligjshme.

Të lidhura

None found

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrestet apo rolin që dyshohet se kanë pasur në këtë rrjet.

Pritet që në vijim të zbardhen më shumë të dhëna mbi operacionin dhe rezultatet e hetimeve të SPAK.


Shtuar më 13.10.2026 08:24