SPAK dërgon për gjykim dosjen e vrasjes së Santiago Malkos

Prokuroria e Posaçe (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së Santiago Malkos në 2019, ndaj të pandehurve:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.
2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.
3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.
4) Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë.
5) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.
6) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.
7) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
8) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë

Të akuzuar:

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.
2. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.
3. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë;
4. I pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas nenit 278/1 e 2 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar në datë 16.04.2020 dhe rreth orës 15:30 në Tiranë, në kontrollin fizik për arrestim të tij.
5. I pandehuri Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 30.09.2019 rreth orës 14:30 në banesë të shtetasit Oltjan Loga, në rrugën “Spiro Çiço”, pallati nr.31/2/4 Tiranë.
Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më 07.08.2019 rreth orës 02.00 në banesë të tij, në rrugën “Dora D’Istria”, pallati nr.12/1, Sh.1, ap.8, Tiranë.

Në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma “dh” të Kodit të Procedurës Penale, është kërkuar pushimi i çështjes ndaj personit nën hetim Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2 ; 278 të Kodit Penal, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal, parashikuar nga nenet 28/4 e 333/a e 334 të Kodit Penal.


Shtuar 15.07.2021 13:53