SPAK i ka komunikuar avokatit të Mirel Mërtirit, akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mirel Mërtirit.
Biznesmeni Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme, akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri, për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.
“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.