“Sot u shua ikona e humorit”, Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Zef Dedës

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ikjen e Zef Dedës.

Aktori i humorit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Presidenti Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij dhe shkruan se sot u nda nga mjeti mjeshtri i pazëvendësueshëm shkodran i humorit.

“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.  Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, shkruan Presidenti.

Edhe figura të tjera të politikës kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ikonës shkodrane të humorit./albeu.com/


Shtuar 24.11.2023 14:03