Sot krah Ramës e Veliajt, koha kur Çiljeta i shprehte “dashurinë” Sali Berishës: Je jetë! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u zyrtarizua kalimi i këngëtares Ciljeta Xhilaga në PS ku u shpreh se kryetari I Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj i kishte marrë zemrën.

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione…”- tha sot Çiljeta krah Veliajt.

Por vite më parë, më të njëjtin patos ajo shprehej edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit I dedikonte edhe statuse në rrjetet e saj sociale.

Në një status të vitit 2016, këngëtarja e njohur e konsideron Berishën si “jetë” dhe se një njeri si ish-kryeministri nuk vjen dy herë në jetë.

“Ky njeri është jetë, nuk vijnë më dy të tillë në këtë tokë”,- ka shkruar këngëtarja vite më parë, ndërkohë nuk dihet nëse ka ndryshuar mendim për ish liderin demokrat. /albeu.com/