EMRAT/ Barcelona “sakrifikon” 5 titullarë për Haaaland

Barcelona shpreson për të nënshkruar me Erling Haaland duke shitur 5 yje të ekipit të parë.

Haaland është prioriteti kryesor i presidentit të ri Joan Laporta, i cili gjithashtu është duke provuar të nënshkruajë kontratë me Lionel Messin.

Sipas Marca, Barcelona ka vendosur t’i shesë pesë lojtarë nga ekipi i parë që të nënshkruajë me Haaland.

Yjet si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Martin Braithëaite, Junior Firpo dhe Antoine Griezmann thuhet se janë emrat që Laporte do sakrifikojë.

Pos Haaland, Barcelona është e fokusuar edhe në nënshkrimin me agjentët e lirë, si Eric Garcia, Memphis Depay dhe Sergio Aguero. /albeu.com/

Shtuar 15.03.2021 07:03