Temperatura të larta priten deri në fundin e muajit.
Dita e sotme do të shënojë temperaturat më të larta deri më tani, që do të arrijnë deri në 35 gradë.
Reshje të pakta shiu priten vetëm në zinat veriore-verilindore.
Era do të jetë e lehtë dhe mesatare dhe me drejtim verior në pjesën më të madhe të ditës, ku vetëm në mbrëmje do të marrë drejtim perëndimor.
Në tre ditët në vijim pritet një valë i nxehti, që do të kulmojë në mesditën e të enjtes.
Ndërsa gjatë të premtes, do të vihet re një freskim i papërfillshëm i motit.
Reshje shiu priten vetëm në zonat veriore-verilindore të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë priten vranësira, por jo reshje shiu./albeu.com/