Sot asnjë viktimë, si paraqitet situata e COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2.887 testime, prej të cilave kanë rezultuar me koronavirus 29 raste

Në Shkup 9, Kërçovë-5, nga 4 në Kumanovë dhe Tetovë, nga 2 në Prilep dhe Ohër dhe nga 1 në Shtip dhe Strumicë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 34 pacientë të shëruar nga koronavirusi dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.568, numri i pacientëve të shëruar është 149.676, numri i vdekjeve është 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 420.


Shtuar 15.06.2021 15:18