SONDAZHI/ Sa deputetë marrin PS, PD dhe LSI në Tiranë?

Zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm pak javë larg dhe tashmë partitë kryesore në vend i kanë hapur” armët.

Tirana si qyteti ku popullsia është përqëndruar më shumë në Shqipëri, premton betejën më të ashpër në këtë luftë pushteti.

Secila nga palët, deklaron se do të rrëmbejë më shumë mandate se kampi kundërshtar, por si do të votojnë shqiptarët?

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, kanë dalë rezultatet lidhur me mandatet e deputetëve që do të sigurojnë partitë e mëdha në qytetin e Tiranës.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë fuqishëm përballë njëra tjetrës me 17 mandate secila, duke ndezur kështu mirë garën.

Ndërkohë nga ana tjetër,  LSI ka arritur të sigurojë vetëm 2 mandate në këtë sondazh. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 14:07