Kanë mbetur vetëm 23 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe gara po vazhdon ethshëm nga të gjitha partitë në garë. Deri më sot nuk janë raportuar incidente shqetësuese gjatë fushatës e cila po karakterizohet nga premtimet, akuzat, ironitë e deri në ofendime.
Sipas një sondazhi që abcnews.al po zhvillon prej disa ditësh, me një numër rekord pjesmarrësish, situata në qarkun e Tiranës pritet të jetë e nxehtë.
Mes kampeve PS (43.91%) dhe PD (42.55 %) duket të ketë një diferencë shumë të ngushtë e cila po qëndron e tillë prej ditësh ndërsa LSI deri më tani ka një pëlqyeshmëri të përkthyer në 8.31 % të votave.
Në listën e PD të Tiranës më të votuarit janë: 1. Lulzim Basha (13.40 %), Sali Berisha (11.35 %) Belind Këllici (7.52 %).
Në listën e PS më të votuarit janë: Ogerta Manastirliu (8.31 %), Belinda Balluku (7.76%), Eljo Hyska (7.73 %) të votuesve.
Por si qëndrojnë rezultatet mes socialistes Elisa Spiropali në vendin e 9-të në listën e PS dhe demokrates Grida Duma në vendin e 8?
Në bazë të sondazhit, Grida Duma duket se ka një pëlqyeshmëri më të madhe për qytetarët e Tiranës sesa ministrja Elisa Spiropali.
Sic mund t’a shihni në galerinë në fund të lajmit, Spiropali ka një përqindje votash prej 4.05 % ndërsa Grida Duma kryeson me 5.74 % duke e rënditur të 6-të në listën e deputetëve më të pëlqyer nga PD. /albeu.com/