SONDAZHI/ Taulant Balla “gllabëron” votat në Elbasan, kë la pas nga të vetët

Zgjedhjet parlamentare janë në prag dhe sondazhet janë mundësia më e përafërt për të hamendësuar lidhur me rezultatin e votimeve.

Taulant Balla , drejtues politik në qarkun e Elbasanit në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, del i pari në listën e Elbasanit mes socialistëve duke rrëmbyer 35.05% të votave.

Me këto rezultate ai ka lënë pas Besion Ajazin me 15.43%, dhe Saimir Hasallën me 9.81 %.

Ndërkohë ministrja aktuale e Arsimit, Evis Kushi ka arritur të mbledhë vetëm 8.73% dhe është renditur e pesta në listë.

Kujtojmë se Balla u shpreh vetëm pak kohë më parë se PS do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit.

“Unë mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit dhe në rast se opozita do të shkojë kështu mund të marrim dhe 9 mandate. Por gjithçka lidhet me seriozitetin e ekipeve që prezantohen. Mendoj që ekipi i PS është një ndërthurje mes eksperiencës dhe prurjeve të reja. Besoj se procesin që e nisëm dhe jemi duke konkluduar duke ngritur një dritare për të thithur figura të reja përmes portalit “Deputeti që Duam”. Është konturuar ekipi në Elbasan, po presim afatet e Kodit. Por është një ekip që respekton komunitetet në 7 bashkitë e qarkut pasi është shumë i madh. Besoj se çdo krahinë e Shqipërisë ka të drejtë për të pasur përfaqësuesin e saj në Kuvend”-u shpreh ai. /albeu.com/

Partia Socialiste, rezultatet në qytetin Elbasanit


Shtuar 30.03.2021 11:38