Socialistët zhgënjejnë Ramën! I treti më i votuari në vend, ia kalon edhe Bledi Çuçi 

Vazhdon me ritme të shpejta numërimi i kutive për kandidatët në të gjithë vendin. Sic nuk pritej deri më tani, në rang kombëtar kryeson deputeti Taulant Balla me 15 557 vota.

Në vend të dytë, kryeson socialisti Bledar Çuçi me 11,814 vota.

Kryeministri Rama duket se gjendet në vendin e tretë me 11,344 vota në të gjithë Shqipërinë.

Rikujtojmë se zgjedhjet e 25 Prillit u finalizuan me një tjetër mandat për kryeministrin Rama i cili kryeson me 74 mandate, ndjekur nga PD me 59 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 28.04.2021 18:55