Macron dhe kryeministri i Spanjës urojnë Ramën për fitoren e mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama merr mesazh urimi nga Presidenti francez Emmanuel Macr si dhe nga kryeministri spanjol Pedro Sanchez.

Kujtojmë se Edi Rama korri fitoren me 74 mandate duke lënë pas PD-AN me 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD me tre mandate.

Sa i përket numrit më të madh të votave që kanë mundur të sigurojnë kandidatët i pari renditet drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, kryeson listën e socialistëve me 11, 413 vota.

I dyti në listë është kryesocialisti Edi Rama me 11, 117 vota. Kujtojmë që kreu i qeverisë kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe, në Durrës dhe Vlorë, ku mbante numrin 8 në listë.


Shtuar 28.04.2021 18:56