Policia italiane ka çmontuar një organizatë kriminale të trafikut të drogës dhe ka arrestuar 15 persona.
Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe trafik droge, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar asete me vlerë mbi 1 milionë euro. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj.
Hetimet u kryen nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”.
Pika e nisjes në hetimin e drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë më 26 tetor 2019, i një 47-vjeçari nga Torre Canne, Massimo Duca, i arrestuar me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro.
Rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.
Një nga të dyshuarit, D’Agostino, zyrtarisht banues në Molfetta, por që aktualisht jeton në Spanjën jugore është një nga trafikantët kryesorë.
Ai akuzohet se i ka shitur Klismanit në periudhën qershor-nëntor 2020, sasi të marijuanës, përfshirë 10 kilogramë me çmim 40 mijë euro, të destinuara për t’u importuar në Itali dhe për t’u transportuar në Molfetta në sheshet lokale”.
Më tej, shqiptari, i akuzuar se ka blerë një tjetër “ sasi marihuane me çmimin 10 mijë euro ”, akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme një pistoletë të kalibrit 9×21 të plotë me karikator dhe 5 fishekë.
Lista e të arrestuarve:
Riccardo Campanale 61 vjeç, lindur dhe banues në Andria,
Klisman Curraj, 30 vjeç lindur në Shqipëri por banues në Molfetta.
Maurizio D’Azzeo, 50 vjeç lindur dhe banues në Bisceglie,
Massimo Duca, 47 vjeç lindur në Messina dhe banues në Torre Canne (Fasano),
Dorian Dushkaj, 33 vjeç lindur në Shqipëri dhe banues në Cesano Maderno (Monza),
Riccardo Falcetta, 37 vjeç lindur dhe banues në Andria,
Massimiliano Galasso, 48 vjeç lindur në Martina Franca dhe banues në Fasano,
Francesco Lopetuso, 27 vjeç lindur në Foggia dhe banues në Andria,
Vito Patruno, 64 vjeç lindur në Andria dhe banues në Trani.
Leonardo Salerno, 38 vjeç lindur dhe banues në Fasano,
Vito Onofrio Salerno, 60 vjeç lindur në Monopoli, banues në Fasano,
Michele Sgaramella, 43 vjeç lindur dhe banues në Andria,
Savino Sgaramella, 73 vjeç lindur dhe banues në Andria.
Lista përfshin një person të pagjurmueshëm dhe një shtetas spanjoll./Albeu.com